Site icon Telegrafi

Mozzik bën thirrje që të bojkotohen produktet serbe: Mos e forconi armikun

Në Kosovë që një kohë ka nisur fushata e grupit të quajtur “Besa-besë”, e cila fton qytetarët që të bojkotojnë produktet serbe.

Kjo iniciativë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të zëvendësuar produktet serbe me ato vendore.

Nisma në fjalë është mbështetur edhe nga figura të njohura publike që njëherësh kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi kësaj i është bashkuar edhe reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur për publikun si Mozzik.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi i bashkohet thirrjes për bojkotimin e produkteve serbe

Ai ka shpërndarë në InstaStory disa postime, ku u bën thirrje të gjithëve që t’i bojkotojnë produktet serbe.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mos e forconi armikun”, ka shkruar artisti në një tjetër postim.

Veç tjerash, me bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe orientimin në ato vendore mund edhe të forcohet ekonomia e vendit. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version