Site icon Telegrafi

Mozzik i bën dhuratë vetes një orë super luksoze

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i njohur Mozzik është një emër mjaft i përfolur në media.

Ai ka qenë këtë vit mjaft aktiv sa i përket prurjeve të reja në muzikë, ndërsa që në fillim të verës bëri të ditur se këtë vit s’do të mbajë koncerte.

Të ardhurat nga muzika duket se ia mundësojnë reperit të bëjë një jetë të mirë dhe luksoze.

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social InstaStory një fotografi, ku shfaqte një orë dore të tipit ‘Rolex’, të cilën ia ka bërë dhuratë vetes së tij.

Nga pamjet, ora duket vërtet luksoze dhe marka së cilës i takon, bën me dije se edhe çmimi i saj është goxha i shtrenjtë.

Lexo po ashtu Mozzik dhe Loredana fillojnë blerjet e para për beben që do të vijë së shpejti në jetë

“E para”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke aluduar kështu se ora në fjalë është dhurata e parë e këtij lloji që ia ka bërë vetes.

Ai dhe e dashura e tij, Loredana Zefi, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory
Exit mobile version