Reperi nga Ferizaj, Mozzik, gjatë këtyre ditëve është duke qëndruar në Shqipëri.
Kjo për shkak se është i angazhuar në një sërë mbrëmjesh e koncertesh muzikore, ndërsa është shoqëruar nga vëllai i tij, Getinjo.
Derisa ditëve të fundit kanë qarkulluar lajmet për ndarjen nga Loredana, ai duket se nuk është shumë i shqetësuar.
I njëjti ka ndarë disa imazhe të reja ku shfaqet në dhomën e një apartamenti luksoz, gjersa shtoi: “Bëhu i pasur, ose vdis duke provuar”.
Ylli 25 vjeçar shihet i buzëqeshur përkundër se raportohet se është ndarë nga partnerja e tij, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Hana.
Dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe nuk kanë munguar as me kunja në shkrimet që publikuan në InstaStory.
Sidoqoftë, një konfirmim zyrtar akoma nuk është bërë. /Telegrafi/