Site icon Telegrafi

Mozzik bëhet pjesë e kompanisë gjermane “Sony”

Edhe një bashkëpunim i artistëve shqiptarë me kompanitë me renome ndërkombëtare.

Mozzik ka paralajmëruar se gjatë vitit të ardhshëm se do të kthehet me koncerte anembanë trojeve shqiptare.

Por, para rikthimit në skenat koncertale reperi ka arritur edhe një marrëveshje me një kompani ndërkombëtare të muzikës.

Në fakt, reperi kohë më parë ka shkëputur marrëveshjen me kompaninë shqiptare, IOn Recors, me të cilin kishte bashkëpunuar për një kohë të gjatë.

Ai përmes një fotografie të sjell në llogarinë personale në Instagram ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me kompaninë muzikore “Sony ATV”.

Lexo po ashtu Mozzik prezanton për fansat veturën e tij të re luksoze

“Sony ATV. Marrëveshje e arritur. DankBar”, ka shkruar ndër të tjerash reperi në rrjetet sociale.

Ndryshe, Mozzik është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version