Rap-artisti shqiptar, Mozzik, ka shtuar një tjetër makinë luksoze në koleksionin e tij.
Këngëtari ferizajas ka njoftuar së fundmi se është bërë me një makinë të shtrenjtë ‘Rolls-Royce Ghost Black Badge’.
Ai madje ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale duke thënë se dikur e kishte ëndërr.
“Ka qenë ëndërr dikur, veç sot parkohet në garazh”, kanë qenë fjalët e 27 vjeçarit.
“Faleminderit Zot”, shtoi mes tjerash krijuesi i hitit “Të dua” duke zbuluar se kjo kushton 600 mijë euro.
Gramos Aliu (emri i vërtetë) siç shihet është i apasionuar pas makinave në bazë të asaj që ka treguar në Instagram.
Këto vijnë falë angazhimit të tij të madh në muzikë, projekteve e po ashtu edhe koncerteve. /Telegrafi/