Tashmë janë grumbulluar një milion dollarë për Shqipërinë pas tërmetit që la shumë të vdekur dhe mbi 650 të lënduar, bashkë me fondacionin e krijuar nga “Fundjavë Ndryshe”.
Ka qenë Mozzik ai i cili bëri të ditur këtë lajm përmes Instagramit në fotografinë përkrah Arbër Hajdarit, duke thënë se fshehurazi po i rrjedhin lotët për humbjen e viktimave dhe trishtimin që e panë sytë e njerëzve.
Ai po ashtu thotë se nuk ndalet me kaq, pasi do vazhdojnë akoma t’iu dalin në ndihmë të prekurve nga këto tërmete të fuqishme.
“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku. Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm. Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën “Bashkë ia dalim”.
“Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë”.
Deri më tani janë regjistruar 31 viktima ndërkohë që shumë prej familjeve kanë gjetur strehim edhe në Kosovë. /Telegrafi/