Telegrafi

Mozzik më 14 shkurt publikon këngën e re në gjuhën gjermane

Mozzik (Foto: Instagram)

Ka kohë që reperi i mirënjohur nga Ferizaj, Mozzik, po punon për një projekt të ri muzikor tërësisht në gjuhën gjermane. 

Dhe siç duket kjo këngë e tij është drejt finalizimit dhe kjo u njoftua nga vet reperi përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë zyrtare, Instagram.

I njëjti bën të ditur se ky projekt publikohet më 14 shkurt, për të cilin edhe këtë herë ka bashkëpunuar me producentin Rzon.

“Për juve që nuk e dini gjuhën gjermane me datën 14 shkurt publikohet projekti i ri në gjuhën gjermane. Iu tregojmë botës së kush jemi. Për krejt shqiptarët që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri ju lajmëroj që me datën 14 shkurt del projekti i ri në gjuhën gjermane”, është përshkrimi që ia ka vënë njërës fotografi të ndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Dikur e kishte notën 1 në muzikë, Mozzik tani falënderon arsimtarin e shkollës fillore që e kishte vlerësuar me këtë notë

Ndërkohë, në postimin tjetër ai shkruan në gjuhën gjermane dhe thotë se pikërisht për Ditën e të Dashuruarve do të prezantohet para publikut.

Mozzik (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, Mozzik po shijon suksesin e këngës së re “Edhe Ti” që e solli javë më parë në bashkëpunim me reperen nga Prizreni, Tayna.

Projekti i tyre për vetëm një kohë të shkurtër u shndërrua në hit dhe ‘trending’ në thuajse plot vende përfshirë edhe Gjermaninë e Zvicrën. /Telegrafi/