Krijimi i aplikacioneve për Mozilla Web App Store mund të bëhet duke përdorur HTML5 dhe Javascript, ndërsa thuhet se Mozilla tashmë ka filluar të grumbullojë zhvilluesit në procesin e zhvillimit, në të cilin do të ketë një numër të madh të aplikacioneve të cilat do ta bëjnë ndërfaqen e saj mjaft të ndryshueshme.
Web App Store është ende në fazën e zhvillimit, mirëpo lansimi i saj domethënë që OWA Application Manifest tani është stabil dhe i gatshëm për zhvilluesit, të cilët do të fillojnë të krijojnë aplikacione duke u bazuar në të.
Me rastin e lansimit të Open Web Apps do të jetë kompatibil me të gjitha platformat, duke përfshirë edhe Google Chrome, duke përdorur disa plug-in të vegjël. / Telegrafi /