Më saktë, Mozilla ka njoftuar se modelet më të reja të tabletëve Kobo Arc dhe telefonat e mençur Gigaby GSmart Simba SX1 do të jenë pajisjet e para Android, të cilat do ta kenë të para-instaluar shfletuesin Firefox.
Firefox Android i cili është i instaluar në këto pajisje ua mundëson përdoruesve që me lehtësi t’i sinkronizojnë të dhënat e tyre nga shfletuesi në PC dhe ai që është në tablet.
Përveç kësaj, Firefox për Android u ofron përdoruesve të saj edhe një numër të konsiderueshëm të shtesave, të cilat e lehtësojnë gjetjen dhe qasjen e lehtë në faqet e vizituara më së shpeshti. / Telegrafi /