Site icon Telegrafi

Mozilla kundër Microsoftit

Në të vërtetë, derisa nisja e shfletuesve të tjerë në Metro mode është e lejuar, Microsoft nuk ka për qëllim të lejoj që i njëjtit të përdoren në mënyrë të duhur edhe në mod-in klasik të punës së Windows 8 në pajisjet ARM. Në Mozilla janë të dëshpëruar dhe të hidhëruar për shkak të vendimit të këtillë, por shkak se mendojnë se nuk ekziston asnjë arsye përse shfletuesit tjerë përveç Internet Explorerit nuk do të funksionin në të njëjtën mënyrë si në desktop. Përkundër arsyetimit nga Microsoft që versioni ARM kërkon specifika të veçanta të sigurisë dhe të energjisë, nga Mozilla rikujtojnë edhe mundësinë e “presionit juridik” mbi Microsoftin, për të marrë kushte të njëjta në treg për Firefoxin. Në Microsoft refuzuan të komentojnë rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version