Telegrafi

Mozaiku më i madh i bukës në botë krijohet në Meksikë

Bukëpjekësit në Meksikë u bashkuan për të krijuar 20,689 copë bukë dhe për t’i mbledhur ato në mozaikun më të madh të bukës në botë, me përmasa 2,222 metra katrorë.

Nga Rekordet Botërore të Guinness deklaruan se një ekip prej pesë furrtarësh në Municipio de Zacatlan të Pueblas, punuan së bashku për të thyer rekordin për mozaikun më të madh të krijuar nga buka në botë për “Dia de los Muertos”, Ditën meksikane të të Vdekurve, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Mozaiku i punuar përmbante një imazh të La Catrina, e cila është një figurë tradicionale e skeletit të lidhur me festën.

Guinness tha se furrtarëve iu deshën dy javë për të pjekur të gjithë bukën e përfshirë në këtë rekord që ata e arritën. /Telegrafi/