Telegrafi

Moyes i zhgënjyer me gjestin e Zoumas ndaj maces, por mbron vendimin për ta zgjedhur atë si titullar në ndeshjen e West Hamit

Trajneri i West Ham, David Moyes mbrojti vendimin e tij për të zgjedhur Kurt Zouma në fitoren 1-0 ndaj Watfordit, pavarësisht një videoje që u shfaq në të cilën francezi shihet duke shkelmuar dhe goditur macen e tij.

Më herët të martën, klubi lëshoi ​​një deklaratë në të cilën tha se dënon pa rezerva veprimet e lojtarit dhe do të merret me këtë çështje nga brenda”.

Zouma nuk pritej të emërohej në ekip pasi u publikua një video e tij duke shkelmuar dhe goditur macen e tij, por të gjithë u befasuan kur e panë francezin në formacionin titullar.

Lexo po ashtu Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo - kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez

Para fillimit, Moyes mbrojti vendimin e tij kur u pyet nëse videoja kishte ndikuar në përzgjedhjen e ekipit të tij.

“Jo, sepse ai është një nga lojtarët tanë më të mirë. Por, sigurisht që është në vëzhgim dhe klubi po merret me të, kështu që është një problem. Çështje e veçantë”, ka thënë fillimisht Moyes për BT Sport.

“Jam vërtet i zhgënjyer, klubi ka ndërmarrë të gjitha veprimet që mund të bëjë për momentin dhe po punon për këtë në prapaskenë”.

“Detyra ime është të zgjedh një ekip dhe të zgjedh skuadrën më të mirë për të më dhënë shansin më të mirë në West Ham dhe Kurt është pjesë e atij ekipi. Sigurisht që do të ketë njerëz që janë të zhgënjyer me këtë dhe unë e kuptoj plotësisht këtë”.

“Për mua po ka një anë morale në këtë, sepse unë jam një adhurues i kafshëve dhe mendoj se është diçka që do të ketë prekur shumë njerëz”.

Lexo po ashtu Policia britanike dhe Adidas hetojnë edhe më tej rastin e shkelmimit të maces nga Kurt Zouma

Moyes ka parë videon dhe është tronditur nga veprimet e lojtarit të tij.

“Ne të gjithë kemi të njëjtën ndjenjë se ishte diçka që ishte krejtësisht jashtë rregullit dhe diçka që nuk e prisnim nga Kurt”.

“Ne me të vërtetë nuk e kemi parë. Ne nuk e kemi parë këtë në karakterin e tij, nuk e kemi parë këtë nga ai në asgjë që kemi hasur me të”, përfundoi skocezi. /Telegrafi/