Telegrafi

Moyes pohon interesimin për Huntelaar

Holandezi është lidhur me disa klube pasi publikisht e shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Milani, së paku deri në fund të sezonit, në kërkim të një vendi për në Kupën Botërore.

Agjenti i Huntelaar tha se ka disa klube nga Liga Premier që interesohen për klientin e tij, por nuk ka zbuluar emrat. Sipas mediave në ishull në lojë janë Evertoni, Tottenhami, Liverpooli dhe West Ham.

Por duket se Evertoni ka bërë hapin e parë. Pas largimit të sulmuesit Jo, David Moyes kërkon ta përforcojë sulmin dhe ka shprehur edhe publikisht interesimin për Huntelaar.

“Nëse Huntelaar është në dispozicion, atëherë ne jemi të interesuar. Mendoj se na mungon një golashënues për momentin. Krijojmë shumë raste, por nuk i përfundojmë siç duhet”, ka thënë Moyes./Telegrafi/