Telegrafi

Moyes: Nuk do të blej lojtarë të shtrenjtë

Moyes është në Afrikën e Jugut duke përcjellë lojtarë derisa punon edhe si ekspert për media, por është i vetëdijshëm për harxhimet e mëdha në lojtarët të cilët tregojnë paraqitje të mira në këtë garë.

“Nuk mendoj se duhet të kthehesh nga Kupa e Botës dhe të blesh pasi në të kaluarën shumë njerëz kanë blerë nga Kupa e Botës dhe kjo nuk ka funksionuar. Po ashtu është shumë shtrenjtë, pasi nëse dikush ka pasur vërtet një paraqitje të mirë, klubet e tyre kërkojnë edhe më shumë para”, ka thënë Moyes. /Telegrafi/