Telegrafi

Moyes: Ishim të pafat ndaj Chelseat

Vendasit dominuan në 25 minutat e para të takimit dhe kaluan në epërsi përmes Steven Pienaar, por dy gola të Frank Lampard në secilën pjesë të lojës përmbysën rezultatin.

“Ne nuk jemi të zhgënjyer me mënyrën se si luajtëm pasi ne kemi luajtur vërtet mirë dhe kemi qenë në nivel shumë të afërt me kampionët e Evropës”.

“Por ne nuk ia dolëm në fund. Ne kemi luajtur shumë mirë për të nxjerrë golin e dytë, por ishim të pafat”, ka thënë Moyes. /Telegrafi/