Telegrafi

Moyes ia ka frikën Benficas

Klubi portugez ka nënshkruar me dyshen e Real Madridit, Saviola dhe Javi Garcia, mesfushorin e Cruzeiros, Ramirez, dhe atë të Real Zaragozas, Pablo Aimar.

“Ne kemi shumë pak opsione dhe lojtarët që kemi do të duhet të përballen me këtë situatë. Ka mundësi që një nga lojtarët e rinj të ketë shansin, por do të mendohem për këtë”, ka thënë Moyes.

“Ne luajmë kundër një ekipi të mbushur me brazilianë dhe argjentinas, dhe vetëm dëshiroja ta nxjerr formacionin më të fuqishëm. Ata janë vërtet një ekip shumë sulmues. Aimar dhe Ramirez janë një kërcënim i madh që nga mesfusha, ndërsa Saviola në ballë të golit”.

“Aimar ka rikthyer veten në kombëtaren argjentinase gjatë disa ndeshjeve të fundit dhe është me ndikim në Benfica. Është e qartë se do të na duhet shumë punë për t’ia dalë”, ka shtuar anglezi./Telegrafi/