Telegrafi

Moyes dëshiron trofe

Trofeun e fundit që e ka fituar Evertoni ka qenë ai i vitit 1995 kur mposhti Manchester United në finale të Kupës FA në Wembley.

Dhe edhe pse Moyes e ka përmirësuar paraqitjen e Evertonit në Ligë që kur ka marrë klubin nën drejtim në vitin 2002, humbja në finalen e Kupës FA nga Chelsea është afërsia më e madhe e ekipit për të fituar një garë.

Evertoni ëshë duke u përgatitur për sezonin e ri me një turne në Australi, ku mesfushori Tim Cahill ka pranuar një pritje të ngrohtë.

“Ka qenë mrekulli të vijmë në Australi – ka aq shumë tifozë të Evertonit, shumica e të cilëve kanë të bëjnë me Tim Cahill, por një pjesë edhe me Ligën Premier”.

“Ne kemi qenë një ekip i mirë në Ligën Premier për tashmë disa vite. Nëse e dini historinë e Evertonit – Evertoni ka fituar kampionate dhe gara Evropiane. Një gjë që unë dhe Tim nuk e kemi bërë është se ende nuk kemi fituar. Mendoj se tashmë duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim”, ka thënë Moyes. /Telegrafi/