Telegrafi

Moyes dëshiron Kupat e Anglisë

Moyes është i vetëdijshëm se yjet që ka në skuadër do të tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha, por me Tim Cahill, dhe Seamus Coleman që tashmë kanë nënshkruar marrëveshje të reja, dhe me një kontratë për Jack Rodwell që besohet të arrihet së shpejti, Moyes është më i qetë.

“Nuk do të jemi në futbollin evropian sezonin e ardhshëm, andaj do të përqendrohemi t’ia dalim mirë në Kupat dhe ligë. Besoj në ta dhe ata e kanë arritur këtë besim timin me futbollin që kanë luajtur. Ne mund të jemi breshka dhe të tjerët lepuj, por unë ende mendoj se mund t’ia dalim më mirë”, ka thënë Moyes. /Telegrafi/