Telegrafi

Moyes dëshiron dy mbrojtës të rinj

Moyes do ta vendosë kapitenin Phil Neville në qendër të mbrojtjes kundër Burnleyt sot, pas paraqitjes së mirë të tij gjatë mesjavës ndaj Sigma.

“Phil ka bërë një punë të mirë pasi qendra nuk është pozitë e tij. Ai është pro kësaj. Ai madje duhet ta bëjë këtë sërish derisa situata të ndryshojë”, ka thënë Moyes.

“Kishte një ose dy momente jo të mira, por do të jetë kështu derisa të sjellim një ose dy mbrojtës të qendrës, në varësi se çfarë kemi nevojë”, ka shtuar trajneri i Evertonit.