Telegrafi

Moyes beson te kualifikimi i Juves

David Moyes, ishte i ftuar nga Federata Italiane e Futbollit dhe Shoqata e Trajnerëve Profesionist në Itali me rastin e ndarjeve të disa çmimeve.

Tekniku 52-vjeçar tha do të dëshironte në të ardhmen të drejtonte një skuadër italiane.

“Leicester? Askush nuk e priste këtë, ata vazhdojnë të mahnitin. Kjo është e bukur për futbollin, ata janë një nga mrekullitë e fundit të këtij sporti. Ranieri është duke bërë gjëra të mëdha me këtë ekip”.

“Italia? Juventusi është një skuadër e madhe, ata kanë mundësi të kualifikohen kundër Bayernit”.

“Të drejtosh një skuadër italiane? Pse jo. Në Spanjë ishte bukur dhe për këtë kam refuzuar shumë oferta nga klubet angleze”, ka thënë Moyes për Tuttomercatoweb.com. /Telegrafi/