Roma ka filluar të mendojë që ta ofrojë në radhët e veta mesfushorin e Monacos, Joao Moutinhon.
Mesfushori portugez që ka mbushur 30 vjet është i lidhur me një largim në janar nga Monaco.
Sipas Gazzetta dello Sport, Roma është vënë pas mesfushorit.
Paga e tij mund të jetë paksa problem pasi Moutinho fiton 4 milionë euro në vit.
Interesimi i Romës nuk është diçka e re pasi që edhe në kohën e ish-drejtorit sportiv Walter Sabatini ka pasur interesim. /Telegrafi/