Milani po mendon për edicionin e ri në Serie A ku synon të bëjë një skuadër konkurruese për trofe.
Nga Rossonerët pritet të ketë largime të shumta por edhe afrime.
Njëri nga lojtarët e parë që do të largohet është Franck Kessie, pasi Milani po shpreson të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij.
Tottenham Hotspur, Arsenal, Chelsea dhe Paris Saint Germain janë ekipet e interesuara për shërbimet e afrikanit.
Duket se Milani është pajtuar me largimin e Kessies dhe tanimë ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.
Calciomercato ka raportuar se objektivi i Rossonerëve është mesfushori francez i Tottenham, Moussa Sissoko.
29-vjeçari mund t’i bashkohet Milanit në verë për një shumë prej 15 milionë eurove, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te Spurs. /Telegrafi/