Site icon Telegrafi

Mouscron ishte para befasisë së sezonit në ligën belge, por portieri kroat bëri një gafë të pafalshëm (Video)

Matthew Delac, dikur ishte talent i madh kroat, sot portier i skuadrës belge të Mouscronit.

Portieri kroat në ndeshjen kundër kampionit Club Brugge ka bërë një gafë që e gjithë Belgjika po qesh.

Skuadra e tij ishte pranë befasisë së sezonit në kampionatin belg pasi që ishte në epërsi prej një goli, transmeton Telegrafi.

Por pas ekzekutimit të një gjuajtje të lirë, portieri nuk e pret mirë topin duke i ‘ikur’ prej duarve dhe kështu u barazua rezultati.

Vlen të theksohet se prej vitit 2010 portieri vazhdimisht po huazohet në klubet evropiane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IH9g8gsEIN0

Exit mobile version