Jose Mourinho ishte në prag të lotëve, pasi ai rrëfeu se sa i mungon futbolli që kur ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi.
Menaxheri 56-vjeçar portugez është jashtë menaxhimit që nga dhjetori i kaluar dhe është i hapur për t’iu rikthyer karriges së trajnerit.
Duke folur për gazetën italiane Gazzetta dello Sport, Mourinho luftoi shumë për të mbajtur lotët ndërsa foli me ndershmëri për zbrazëtinë në jetën e tij që prej largimit të tij në Old Trafford.
“Në momentin e parë që hyra në futboll profesional ndjeva një kontakt”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Tani, është serioze, është çështje serioze dhe ka qenë serioze deri më tani. Gjithë kohën”.
“Tani që jam ndalur, në vend që ta shijoj, nuk mund ta shijoj vërtet. Më mungon”, përfundoi portugezi, i cili mezi mbajti lotët.
https://twitter.com/elchaupo/status/1162852346625482752
Ish-ylli i Chelseat dhe Barcelonës, Cesc Fabregas i ka dërguar një mesazh prekës ish-menaxherit të tij në Twitter.
“Legjendë. Na mungon edhe ti. Kthehu shpejt zotëri”, ka shkruar Fabregas në profilin e tij.
Legend. We miss you too. Come back soon Mister. https://t.co/XVgwEx2r2S
— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) August 18, 2019
Ndryshe, Mourinho është paraqitur kohëve të fundit si një ekspert në beIN Sports dhe në disa programe tjera sportive.
‘Special One’ gjithashtu ishte lidhur me disa klube evropiane gjatë muajve të fundit, përfshirë Celticun, Romën dhe Interin, ndërsa ka pranuar se do të donte të menaxhonte edhe një ekip kombëtar. /Telegrafi/