Site icon Telegrafi

Mourinho zënkë me Lampardin: Flet shumë Frank, kur humbje 3-0 nuk flisje kaq shumë

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho dhe ai i Chelseat, Frank Lampard, ka pasur një debat të ashpër afër vijave të fushës.

Në ndeshjen që po zhvillohet në Carabao Cup, të dyja klubet e kanë marr seriozisht ndeshjen. Të dyja skuadrat kanë futur më të mirët pothuajse në këtë ndeshje.

Portieri i ri Edouard Mendy debutoi me Chelsean, gjë që e bëri edhe Ben Chilëell. Timo Werner ishte në sulm me Mason Mount dhe Callum Hudson-Odoi dhe Olivier Giroud.

Ishte Werner që i dha epërsinë mysafirëve pas 19 minutash, me një goditje të shkëlqyer në afër zonës.

 

Disa minuta më vonë, dy menaxherët u panë në një konfrontim të nxehtë afër vijës.

Lampard që ka fituar në tre raste ndaj Mourinhos po kërkon  ta marr fitoren e katërt. Dhe duket se Mourinho nuk ishte shumë i lumtur për këtë gjë.

Gjatë ndeshjes, trajneri i Spurs e akuzoi Lampard se qëndronte në këmbë dhe bënte zhurmë, gjë që nuk e kishte bërë ndaj ËBA-së kur ishte duke humbur 3-0.

“Flet shumë Frenk. Te marrtë dreqi, kur humbje 3-0 nuk flisje kaq shumë”, i tha Mourinho.

 

Lampard u afrua te Mourinho, ku debati vazhdoi.

Ky nuk është trajneri i parë i madh, Lampard është përfshirë në një debat me të. Lampard kishte problem edhe Jurgen Kloppin. /Telegrafi/

Exit mobile version