Telegrafi

Mourinho zbulon futbollistin e vetëm që mund të largohet nga Unitedi

Sipas trajneri të Manchester Unitediti, Jose Mourinho, futbollisti i vetëm që mund të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit është Ashley Young.

31-vjeçari anglez iu bashkua Unitedit pesë vjet e gjysmë më parë nga Aston Villa dhe ka qenë i kufizuar në vetëm katër ndeshje si titullar këtë sezon.

Mourinho ka theksuar dëshirën e tij për të mbajtur lojtarin, por sipas tij është vet futbollisti që po e kërkon një largim dhe mos përfshirja në ndeshjen ndaj Wiganit u bë për të mos rrezikuar ndonjë lëndim.

“Futbollisti i vetëm që unë jam në dijeni se mund të largohet është Ashley Young- dhe unë jam duke pritur 31 janarit për të ditur se çfarë po ndodh”, ka thënë Mourinho, përcjell Telegrafi.

“Ai është një lojtar që unë do dua për të mbajtur, por ai mund të largohet, kjo është arsyeja pse unë nuk luajta me atë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/