Telegrafi

Mourinho zbulon dy arsyet që e shtyn të largohet nga Reali

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka zbuluar dy arsyet që e shtynë të largohet nga gjiganti spanjoll, Real Madridi në vitin 2013.

Mourinho është larguar nga Mbretërit në verën e vitit 2013, edhe pse arriti të thyej hegjemoninë e Barcelonës duke ia fituar titullin kampion.

Megjithatë, trajneri portugez ka zbuluar arsyet që e shtyn të largohet nga Mbretërit, ku sipas tij ishin dy arsye të forta.

Lexo po ashtu Mourinho: Tani jam trajner më i mirë pasi po mund t’i kontrollojë emocionet

E para kishte të bënte me familjen, ndërsa e dyta ishte pakënaqësia e tij që e detyruan të marr vendimin e tij për të lënë Real Madridin në 2013.

Mourinho fitoi disa trofe gjatë kohës së tij te Reali

Mourinho, duke folur për mediumin francez Telefoot, pranon se ishte lodhur nga puna në sezonin e tij të tretë.

“Vendimi im për të lënë Real Madridin? Vajza ime do të studionte në Universitetin e Londrës, dhe dëshironim të mbanim familjen së bashku”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Lexo po ashtu Mourinho: Jam i sigurt, nuk pensionohem te Man Unitedi

“Ishte gjithashtu një vendim personal, sepse për mua është e rëndësishme të jesh i lumtur, rezultatet më të mira në futboll janë bërë në këtë gjendje”.

“Dhe, gjatë viti të tretë në Madrid, nuk isha më i lumtur”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/