Telegrafi

Mourinho, Wengerit: Titulli im i fundit ishte para 18 muajve dhe jo para 18 vjetësh!

Manchester United do të takohet me Arsenalin nesër në kuadër të Ligës Premier.

Si zakonisht, para duelit jepen edhe mendimet e trajnerëve të ekipeve përkatëse rreth ndeshjes.

E Jose Mourinho duket se ka vendosur të ringjall mosmarrëveshjen me Arsene Wengerin, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se Wengeri ka respektin e të tjerëve. Unë nuk mendoj se nuk respektohem sa duhet. Titulli im i fundit ishte para 18 muajve dhe jo para 18 vjetësh”, ka thënë Mourinho.

Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Old Trafford’ me fillim në ora 13:30. /Telegrafi/