Telegrafi

Mourinho: Vieira do të largohet

Ditëve të fundit spekulohet se francezi është shumë pranë transferimit te Manchester City.

“Mendoj se mundësitë janë të vogla që ai të qëndrojë në skuadër, por unë besoj tek ai dhe te profesionalizmi i tij, dhe do të vazhdoj të besoj tek ai, edhe atëherë kur do ta finalizojë transferimin te një skuadër tjetër”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/