Telegrafi

Mourinho: Vetëm fitorja më kënaq

“Cili është rezultat i mirë për mua? Vetëm fitorja, barazimi nuk do të më kënaqte”, ka thënë Mourinho.

“Ndoshta Milani luan me një filozofi më ndryshe se që ka luajtur më herët, por ne nuk kemi ndryshuar asgjë”, ka shtuar portugezi i pyetur për dallimet në mes dy ekipeve.

Mourinhos do t’i mungojë sulmuesi Samuel Eto’o i cili është në detyrë me kombëtaren, por ai ka në përbërje të rikthyerit Wesley Sneijder, Thiago Motta dhe Souley Mountari.

Strategu i Interit po ashtu i ka dërguar një porosi trajnerit të kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, i cili refuzoi ta vizitojë qendrën stërvitore të nerazurëve, pasi kishte vizituar Milanin.

“Ndoshta Lippi nuk dëshiron të vijë këtu pasi ky vend ia kujton periudhën më të keqe të karrierës së tij”, ka thënë Mourinho, duke aluduar në periudhën kur Lippi u largua nga Interi pas vetëm një javë në sezonin e dytë, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve./Telegrafi/