Telegrafi

Mourinho vazhdon të jetë i pakënaqur me Balotellin

Mourinho deklaroi më herët gjatë kësaj jave se ai e ka zgjedhur Balotellin vetëm për shkak të mungesës së alternativave, pasi ai është stërvitur shumë dobët.

“Nuk dua të flas për Balotellin si një individualist. Jam i kënaqur me paraqitjen e gjithë ekipit dhe me tre pikët”.

“Ai nuk kërkon shpjegim, as nuk sillet më ndryshe ndaj meje. Të gjithë profesionistët kanë nevojë të punojnë shumë dhe të dëshmojnë veten në fushë, kjo është e gjitha”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/