Telegrafi

Mourinho vazhdon ‘lojën’ me mediat (dhe me Milanin)

Mourinho nuk e ka quajtur takim të rëndësishëm përballjen me rivalin e qytetit, duke dërguar porosi përmes zëvendësit të tij, Beppe Baresi: “Ai tha se do të flasë në ndeshje më të rëndësishme se kjo”.

“Ne kërkuam të fitojmë dhe të luajmë mirë dhe i arritëm të dyja. Duhet të them se djelmoshat janë të mirë dhe po ia dalim shumë mirë”, ka thënë Baresi në lidhjen me miqësoren

“Jam i kënaqur me Diego Milito (autor i dy golave të fitores), i cili tash ka konfirmuar kualitetet e tij sulmuese, por po ashtu edhe me Lucio, i cili ka treguar se pse është kapiten i Brazilit”, ka shtuar Baresi.