Derbi mes Chesleat dhe Manchester Unitedit vazhdon të komentohet, por jo se ndeshja përfundoi 2-2 në fushën e blerë.
Pas golit të barazimit nga Ross Barkley, asistenti i Maurizio Sarrit, Marco Ianni, e teproi paska me festën e tij dhe kjo nuk i pëlqeu Jose Mourinhos.
E gjitha kjo në fund prodhoi një zënkë, por pa ndonjë përleshje fizike.
“Nuk jam i mërzitur me asgjë”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.
“Sarri ishte personi i parë që mu afrua dhe më tha se ai të zgjidhte menjëherë gjithë këtë më asistentin e tij”.
“Më pas asistenti erdhi tek unë dhe më kërkoi falje, i thash se do ta pranoja nëse ai e ka më të vërtetë”.
“I thash që ta harrojë pasi edhe unë bëjë gabime. Ai ka kërkuar falje dhe tashmë e gjitha kjo ka përfunduar”, shtoi Mourinho. /Telegrafi/