Site icon Telegrafi

Mourinho i tregon Pogbas se kush është shefi te Manchester United

during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Sevilla FC and Manchester United at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 21, 2018 in Seville, Spain.

Gjatë kësaj jave është zhvilluar një takim që nuk ka kaluar edhe aq në heshtje mes trajnerit të Manchester United, Jose Mourinhos dhe mesfushorit Paul Pogba.

Mourinho e la lojtarin në bankë në ndeshjen ndaj Sevillës në barazimin pa gola, ka rritur krizën mes palëve.

Sipas një raporti në The Sun, çifti zhvilloi bisedime të nxehta në zyrën e Mourinhos në Carrington, e cila nuk u zhvillua mirë.

Pogba e kishte shfaqur pakënaqësinë e tij me pozitën e në skuadër, por edhe ndaj shokëve.

Pogba (Getty Images)

Mësohet se Mournho i ka treguar Pogbas se kush është shefi.

“Shikoni shenjën në derën time kur të dalësh, aty thotë se unë jam trajneri”.

“Unë jam shefi”, mësohet t’i ketë thënë Mourinho.

Mou e Pogba

Raportimet e fundit nga mediat angleze shkruajnë se Pogba është aq i pakënaqur sa që i ka kërkuar agjentit të tij, Mino Raiolas, largimin nga klubi dhe transferimin diku tjetër.

Megjithatë, paga shumë e madhe e ish-lojtarit të Juventusit mbetet pengesë e madhe.

Pogba nuk ka arritur t’i mbyll 90 minuta në asnjë nga pesë ndeshjet e fundit, duke u zëvendësuar dy herë dhe duke u futur nga banka në tri ndeshje tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version