Telegrafi

Mourinho tregon për takimin e tij të parë me Ibrahimovicin

Jose Mourinho ka folur rreth takimit të tij të parë me sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Në një ndejë të organizuar nga birra Heineken, Jose Mourinho ka folur rreth takimit të tij të parë me Zlatan Ibrahimovic, teksa ka treguar çfarë personaliteti është suedezi.

“Kjo ishte shumë kohë më parë, kur unë shkova në Inter dhe përshtypja ime e parë si një lojtar ishte ‘wow’. Ai është shumë më mirë se sa unë kam menduar”, ka deklaruar fillimisht Mourinho.

Lexo po ashtu Mourinho i trishtuar nga humbja ndaj Watfordit

“Ai është një djalë që shet një imazh për botën që nuk është ai – ai është një djalë shumë i mirë”, përfundoi trajneri portugez.

Ndryshe, portugezi ishte ai që kërkoi me ngulm bashkimin e tij me sulmuesit suedez te Manchester United. /Telegrafi/