Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, e ka ndjekur me vëmendje Kampionatin Evropian të kësaj vere që po zhvillohet në Gjermani.
Euro 2024 po i afrohet me shpejtësi përfundimit me Francën, Spanjën, Holandën ose Anglinë që do të kurorëzohen kampione të Evropës.
Mourinho, i cili mori drejtimin e Fenerbahces këtë verë pasi u largua nga Roma në janar – kishte këshilluar që djemtë e Roberto Martinez të përparonin më tej në garë për shkak të bollëkut të talenteve në skuadrën e tyre.
Ish-trajneri i Chelseat zgjodhi Anglinë, Portugalinë dhe Francën si favoritët e garës dhe pranoi se ishte i befasuar nga performanca e një kombi në veçanti.
Mourinho pohoi se Spanja ishte surpriza më e madhe e turneut deri më tani.
“Ka gjithmonë zhgënjim kur mendon se mund të bësh më mirë. Potenciali i ekipit ishte jashtëzakonisht i lartë”, ka thënë fillimisht Mourinho për SportTV.
“Nuk isha larg pikës kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë. Dy prej tyre janë në gjysmëfinale”.
“Spanja është befasia më e madhe për mua, në mënyrën se si ekipi ka evoluar, ata janë praktikisht një ekip i ri”.
“Për mua, për momentin, ata janë skuadra që luan më mirë dhe ajo që ka luajtur më mirë gjatë gjithë turneut”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/