Telegrafi

Mourinho tregon arsyen pse i dha banane në mes të ndeshjes Marcos Rojos (Video)

Manchester United mbrëmë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës e Evropës pas fitores kundër skuadrës ruse Rostov me rezultat minimal prej 1-0, e cila ishte e mjaftueshme pasi që takimi i parë përfundoi i barabartë 1-1.

Përveç lëndimit të Paul Pogbas, i cili do të mungojë gjatë fundjavës kundër Middlesbrought dhe me kombëtaren franceze, në sy ra edhe një gjest i trajnerit Jose Mourinhos.

Portugezi gjatë ndeshjes i ka dhënë një banane mbrojtësit argjentinas, Marco Rojo. Nuk dihet se për çfarë arsye, por videoja e momentit po bën xhiron e botës, transmeton Telegrafi.

Mourinho ka zbuluar edhe arsyen pse ka vepruar në këtë mënyrë duke pohuar se banania u jep energji lojtarëve.

“Unë kisha frikë se do të shkojmë në kohën shtesë. Loja ishte tmerrësisht e fortë fizikisht dhe kam vënë re se Marcos ka probleme. Për këtë diçka duhet të ndërmerrja” tha Jose.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Jose Mourinhos

“Lojtarët kanë nevojë për ndihmë në çdo moment, madje edhe gjatë lojërave. Sa herë kemi parë se lojtarët e tenisit gjatë pushimit mes ndeshjeve ushqehen me banane. Nuk është asgjë qesharake, ne vetëm duhet të marrë parasysh gjendjen fizike të çdo lojtari. Futbolli i sotëm është tmerrësisht i fuqishëm fizikisht dhe mentalisht”, mediat britanike, tha Mourinho.