Telegrafi

Mourinho: Tre muaj më parë vendosa për largimin

“Tre muaj më parë e kuptova që futbolli italian nuk është për mua dhe pas dy vitesh vendosa të ndryshoja”.

“Kur agjenti më tha se Real Madridi mund të jetë opsion, atëherë e dita që do të ishte e përkryer. Real Madridi është klubi më i madh, por tani ata janë pak të frustruar”.

“Unë kam ardhur për të përmirësuar një ekip dhe kjo më pëlqen. Nuk më pëlqen të shkoj në një klub për të vazhduar një projekt. Preferoj të krijoj një ëndërr të re”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/