Site icon Telegrafi

Mourinho i tmerruar me humbjen: Paguam faturën e gabimeve

Jose Mourinho ndihet nga humbja e thellë nga Chelsea me rezultat 4-0.

Trajneri portugez ka folur pas ndeshjes, ku sipas tij skuadra e tij kishte dominimin e ndeshjes, por kjo nuk ishte e mirë pasi Chelsea ka lojtarë të shpejt të cilët e ndëshkuan pas gabimeve të bëra nga futbollistët e tij.

“Ne kemi bërë shumë gabime në mbrojtje, gabime individuale.  Kështu, ju përfundoni duke paguar për këtë”, ka deklaruar fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Mourinho turpërohet në Stamford Bridge, Chelsea triumfon me poker golash (Video)

“Ne filluam keq ndeshje dhe pas 30 sekondash ishim duke humbur 1-0. Ishim afër ta bëjmë 1-1, por ne bëmë edhe një gabim dhe ata të shënuar golin e dytë”.

“Ne nuk kemi pasur probleme, kemi pasur kontrollin e lojës. Por kontrolli është i rrezikshëm, pasi Chelsea kanë lojtarë për kundërsulme”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version