Telegrafi

Mourinho: Titulli më i vështirë i karrierës

“Ishte titulli më i vështirë që kam fituar ndonjëherë. Unë kurrë nuk kam luftuar për titull deri në javën e fundit. Unë gjithnjë e siguroja titullin para ndeshjes së fundit dhe vërtet isha i brengosur deri në minutën e 90-të, pasi që Siena ka mundur të shënojë. Unë rrezikova të mos jem në pankinë, për shkak të një shakaje të bërë për Romën….”.

“Ne kemi dy tituj, të tjerët kanë zero. Unë mund ta them këtë qetësisht. Po na pret një javë historike, ku unë dua të jap gjithçka për të fituar. Unë dua ta përgatis ekipin tim në mënyrën më të mirë dhe më pas do të pushoj”, u shpreh portugezi

Mourinho shkoi aq larg, sa që dha dhe aludimin më të fortë se do të largohet në fund të sezonit nga Interi.

“Italia nuk është shtëpia ime. Nuk është një vend ku unë mund të punoj si duhet”, theksoi strategu, duke aluduar në një largim në fund të sezonit. /Telegrafi/