Jose Mourinho ka thënë se nuk dëshiron të humbas flokët teksa flet për kritikat e Antonio Contes.
Trajneri i Chelseas ditë më parë tha se do dëshironte të shmangte ‘sezonin e Mourinhos’ pas shpalljes kampion.
“Nuk e di, mund të përgjigjem në shumë mënyra, por nuk do doja të humbja flokët duke humbur për Antonio Conten”, ka thënë Special One për fitores ndaj Valerengan.
Djajtë e Kuq janë një nga skuadrat favorite për ta fituar titullin në sezonin e ri së bashku me Chelseat.
Pas këtyre deklaratave rivaliteti mes Contes dhe Mourinhos do bëhet edhe më i madh në sezonin e ri. /Telegrafi/