Jose Mourinho besohet se ka telefonuar Thomas Meunierin që të bind atë të kalojë te Tottenham Hotspuri në afatin kalimtar të kësaj vere.
Mbrojtësi belg është lojtar i lirë nga 1 korriku, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon atëherë dhe është i lirë të kërkojë një klub të ri.
Spurs thuhet se janë gjuajtur në garë për të dhe trajneri portugez ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij në verë.
Sipas L’Equipes, 57-vjeçari ka telefonuar Meunierin për të bindur atë që të kalojë në Ligën Premier sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Por, dëshira e lojtarit është që të vazhdojë qëndrimin në Paris, edhe pse drejtori sportiv Leonardo ende nuk e ka kontaktuar atë për një kontratë të re.
Deri më tani në këtë edicion, Meunier ka bërë 27 paraqitje me kampionin e Ligue 1 dhe duket se largimi i tij do të jetë i pashmangshëm. /Telegrafi/