Telegrafi

Mourinho thuhet se ka darkuar me drejtorin sportiv të Arsenalit – marrëveshja afër të arrihet

Në mediat angleze raportohet se Jose Mourinho dhe drejtori sportiv i Arsenalit, Raul Sanllehi kanë darkuar së bashku.

Trajneri portugez që është aktualisht i papunë, po kërkon një skuadër të re dhe është shumë afër të arrijë marrëveshje.

Special One thuhet se ka pranuar që të jetë trajner i The Gunners, mirëpo që ende kanë mbetur edhe disa detaje për t’i biseduar parase të mbyllet marrëveshja.

Unai Emery, i cili ka zëvendësuar Arsene Wenger një vit më parë, është kritikuar këtë sezon për paraqitjet e dobëta të ekipit të tij.

Sipas Times, ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester United ka darkuar së fundmi me Sanllehin, të cilit i kanë pëlqyer jashtë mase planet e portugezit për skuadrën.

Lexo po ashtu Miqtë këshillojnë Mourinhon ta zgjedh Arsenalin para Real Madridit

Topçinjtë janë në kërkim të një trajneri të ri që ka njohuri në Ligën Premier dhe që mund të tregojë autoritetin e tij dhe t’i japë një identitet të qartë ekipit.

Raportet angleze pretendojnë se Emery ka edhe një ose dy ndeshje të mbetura në Emirates dhe dy rezultate të negative ai mund të shkarkohet. /Telegrafi/