Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, insiston se emri i Cristiano Ronaldos nuk ishte kurrë në tavolinën e tij për ta transferuar.
Pasi portugezi iu bashkua Juventusit, Special One e cilëson Zonjën e Vjetër si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.
“Juventusi është një nga skuadrat në Evropë që kanë investuar të fitojnë Ligën e Kampionëve pasi ata nuk kishin nevojë të investonin për të fituar Scudetton”, ka thënë Mourinho pas fitores 2-0 ndaj Burnleyt.
“Ata kanë fituar Scudetton për gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Objektivi është të fitojnë Ligën e Kampionëve, ata ishin afër dy herë kur arritën në finale. Ata janë në krye të top skuadrave në Evropë që kanë bërë më së shumti shpenzime. Mendoj se Liverpooli është pas tyre”.
“Lojtarë fantastik si Cristiano, Can dhe Bonucci, por ata do të kenë dy ndeshje të vështira ndaj nesh”.
“Cristiano kurrë nuk ishte në tavolinën time për ‘po’ apo ‘jo’ për të ardhur tek ne. Nuk ishte kurrë në tavolinë”, ka shtuar Mourinho.
Së bashku me Man Utd dhe Juven në Grupin H së bashku me Valencian dhe Young Boys. /Telegrafi/