Telegrafi

Mourinho thotë se nuk ka biseduar asnjëherë me Arsenalin

Jose Mourinho ka zbuluar se asnjëherë nuk kishte kontakte me drejtuesit e Arsenalit.

Trajneri portugez ditë më parë ka marrë drejtimin e Tottenham Hotspurit, si zëvendësues i Mauricio Pochettinos së shkarkuar.

Argjentinasi u largua pas pesë vitesh në krye të Spurs, duke i lëshuar vendin kështu Mourinhos që ishte i pa punë që nga shkarkimi që i bëri Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar.

Portugezi ishte lidhur me një kalim te The Gunners, por ka zbuluar se ai nuk kishte asnjë kontakt.

Lexo po ashtu "Tottenhami me fat që ka një trajner me përvojë si unë" - Mourinho tregon çfarë u tha lojtarëve në fund të pjesës së parë

“Jo, jo. Natyrisht se nuk i mohoj gjërat. Por, kur e lexova se isha në takim me zotërinë Sanllehi, nuk është e vërtetë”, ka thënë Mourinho kur është pyetur në lidhje me Arsenalin.

Portugezi ka marrë tashmë drejtimin e Spurs dhe nga dy ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e tij, ka marrë dy fitore. /Telegrafi/