Telegrafi

Mourinho thotë se ka vendosur për të ardhmen e Januzajt

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho thotë se ai e ka marrë vendimin mbi të ardhmen e sulmuesit anësor, Andan Januzaj, por ka refuzuar të zbulojë nëse do të qëndrojë apo do të largohet.

Lojtari i përfaqësueses belge ka kaluar sezonin i huazuar te vendi i fundit i Ligës Premier, Sunderland, pikërisht ekipi kundërshtar i United këtë fundjavë.

Ai ka një kontratë deri në verën e 2018 në “Old Trafford”.

“Kam vendosur por nuk do t’ua them,” shprehet Mourinho të premten kur pyetet mbi të ardhmen e Januzaj.

Ai ka shënuar pesë gola në 63 paraqitje me United. /Telegrafi/