Jose Mourinho mendon se Paul Pogba luan më mirë për Francën se sa për Manchester Unitedin.
Mesfushori francez ka thënë ditë më parë se ai më në fund po merr ajër të pastër dhe se po kalonte nëpër një situatë të vështirë në Angli.
Mourinho ka një shpjegim për këtë gjë se përse Pogba po luanë më mirë te Gjelat se sa te Djajtë e Kuq.
“Mendoj se Kupa e Botës është diçka perfekte për një lojtar si ai (Pogba) që të jap më të mirën”, ka thënë Mourinho.
“Pse? Për arsye se ai është i mbyllur për një muaj dhe nuk mendon për asgjë tjetër veç futbollit”.
“Atje ai është i izoluar në kamp me bashkëlojtarët dhe ka fokusin e veçantë në futboll, aty ku është motivimi më i madh”, ka shtuar më tej Special One.
Pogba lidhet me një largim nga Manchester United në fund të këtij edicioni, pasi kërkohet nga Juventusi dhe Real Madridi. /Telegrafi/