Jose Mourinho pritet që të ribashkohet me një lojtar të cilin e kishte pasur nën udhëheqje gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester Unitedit.
Fenerbahce do të takohet sot( e martë) me Lille në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e parë që do të luhet në Francë.
Jonathan David, i cili po vazhdon të lidhet me një largim nga ‘Stade Pierre-Mauroy’ do të udhëheq sulmin për Lille sipas L’Equipe, të cilët sugjerojnë se Angel Gomes do të luajë titullar në mesfushë.
Nëse ky raportim është i saktë dhe Gomes paraqitet nga minuta e parë për Lille, atëherë ish-mesfushori i Manchester United do të ribashkohet me Jose Mourinhon.
Angel Gomesit debutimin në Ligën Premier ia kishte dhuruar Mourinho kur ai ishte vetëm 16-vjeçar, duke u futur në lojë në minutën e 88-të ndaj Crystal Palace.
Mourinho kishte luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e Gomes, por pasi i dhuroi atij debutimin me ekipin e parë, mesfushori më pas u bë pjesë e tyre në shumë ndeshje.
Megjithatë, pas pak kohësh, ai mori kritikat e para nga Mourinho shkaku i paraqitjes së tij të dobët në një ndeshje të grupmoshave U21.
“Ai po më thoshte ‘Ju e keni bërë këtë dhe atë por ju duhet ta kishit bërë kështu’, dhe këtë në sy të të gjithë skuadrës. Unë kisha marr kritika gjatë kohës sime, por jo nga trajneri. Unë thjesht nuk po e prisja”, ka thënë fillimisht Gomes.
“Ai eventualisht e përfundoi atë që kishte për të thënë me zë të lartë dhe vazhdoi të bënte atë që ishte duke bërë. Unë mbeta në ulësen time. Eventualisht disa nga djemtë tjerë erdhën dhe më thanë ‘mos u shqetëso, vetëm injoroje atë. Ai po përpiqet të marr një reagim nga ju’”, përfundoi ai./Telegrafi/
When you get a grilling from Jose Mourinho at the age of 17 😅
But Angel Gomes is glad it happened 🤝#BBCFootball pic.twitter.com/CLfGx0i0bm
— Match of the Day (@BBCMOTD) May 6, 2023