Jose Mourinho ka thënë se ai u largua nga Interi sepse nuk kishte më shumë për të dhënë, por është i hapur për një rikthim te Nerazzurrët.
Mourinho udhëhoqi Interin drejt fitimit të kurorës së trefishtë apo ‘tripletës’ historike në vitin 2010 dhe doli në një nivel të lartë, duke u bashkuar me Real Madridin atë verë.
Megjithatë, trajneri portugez ka folur përsëri rreth Interit dhe ka thënë se është i hapur për tu kthyer te klubi italian.
“Rikthimi në një klub që kam qenë më parë? Nëse mendoj se është klubi i duhur, struktura e duhur, ambiciet e duhura, unë nuk do të kem fare problem”, ka thënë fillimisht Mourinho për Bein Sports.
“Unë mendoj se është me të vërtetë një arsye krenarie kur një klub ku keni punuar më para, dëshiron t’ju rikthej”.
“Një nga ndjenjat më të mira në futboll është rikthimi im tek Chelsea. Kur njerëzit ju kthejnë për herë të dytë kjo do të thotë se ata e dinë se sa të mirë jeni”.
Më në fund portugezi u pyetën për ngritjen e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu me klubin e tij të mëparshëm, Real Madridin.
“Kam fituar një Ligë të Kampionëve në Bernabeu me Interin!”, përfundoi Special One. /Telegrafi/