Telegrafi

Mourinho: Do të ishte shumë e rëndë për Kloppin humbja e tretë në finalet e L.K.

Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho thotë se një humbje për Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve do të ishte “vërtetë e vështirë” për Jurgen Kloppin.

Nëse The Reds humbasin kundër Tottenham Hotspur, ajo do të ishte humbja e tretë gjermanit në ndeshjen finale të kësaj gare.

Trajneri ishte finalist vitin e kaluar, kur u takua me Real Madridin gjersa në vitin 2013 ishte mposhtur nga Bayern Munich.

Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Nëse Jurgen fiton, do të ishte një arritje e pabesueshme për të”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Nëse Jurgen nuk fiton, ju e dini …. do të ishte finalja e tretë e humbur në Ligën e Kampionëve. Do të ishte me të vërtetë, me të vërtetë e vështirë. Por ai është një djalë shumë pozitiv, jam i sigurt se po mendon që të fiton”.

“Duke qenë një menaxher dhe duke kuptuar se çfarë do të thotë që një trajner të luajë një finale të Ligës së Kampioneve, gjithmonë ka një anë negative dhe ajo është se një ekip do të humbasë dhe një menaxher do të humbasë”, shtoi portugezi.

Ndryshe, ndeshja finale mes këtyre dyja skuadrave angleze do të zhvillohet më 1 qershor në Baku të Azerbajxhanit. /Telegrafi/